Sipas rankimit të fundit të Euromonitor, Hong Kongu kryeson listën si qyteti më i vizituar në botë. Edhe pse me një numër në rënie të turistëve ndërkombëtarë, Hong Kongun vështirë se e konkurron ndonjë shtet tjetër. Gjatë vitit 2015, ai regjistroi 27,000 vizitorë.
Në vendin e dytë të kësaj liste është Bangkoku me një rritje prej 10% të numrit të turistëve ndëkombëtarë dhe në vend të tretë, Londra, me një rritje prej 7% të numrit të turistëve ndërkombëtarë.
Mbizotëron supremacia aziatike
Pesë prej qyteteve më të vizituara në këtë renditje janë aziatike, pas Hong Kongut në vend të parë dhe Bangkokut, Singapori në vend të katërt, Macau në vend të gjashtë dhe Malajzia në vend të dhjetë.
Po sipas të njëjtit raport, qytetet kineze po përpiqen në maksimum që të vazhdojnë të jenë ndër vendet me numrin më të lartë të turistëve ndërkombëtarë, sepse jo vetëm Hong Kongu por edhe Pekinu dhe Shezeni ka shënuar një rënie me 6% më pak të numrit të turistëve.
Ndër fituesit më të medhenj është Tokio e Japonisë, që avancoi me gjashtë pozicione më sipër duke u renditur në nivelin e 17-të. Osaka dhe Kioto u ngjitën në vendin e 27, 11 vende më sipër se një vit më parë. Rritja erdhi si pasojë e shtimit të numrit të turistëve në “Golden Route” rreth malit Fuji.
Europa po ndjen lëkundjet e para në fushën e turizmit
Qyteti më i vizituar i Europës, Parisi, u rendit në vend të pestë.
Qytetet italiane u ngjitën në këtë renditje. Qyteti i Milanos shënoi një rritje me 18% në numrin e turistëve, i ndjekur pas nga Venecia dhe Firence.
Ndërsa Moska shënoi një rënie në numrin e turistëve si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me BE-në.
Amerika e Jugut mbetet pas, ndërsa Nju Jorku kryeson
Në kontinentin amerikan, Nju Jorku është qyteti që kryeson ndër të gjitha qytetet amerikane, duke u renditur i nënti.
Edhe Toronto e Kanadasë, Punta Cana e Republikës Dominikane dhe Lima e Perusë shënuan një rritje me mbi 9% në numrin e turistëve.
Qytetet meksikane si Mexico City dhe Cancuni, edhe pse nuk është se ishin shumë poshtë në renditje, pësuan rënie në krahasim me vitet e mëparshme.
Peligrinazhi rrit numrin e turistëve në vendet arabe
Lindja e Mesme dhe Afrika kanë 12 qytete në Top 100. Dubai është ai që ka numrin më të lartë, i shtati edhe në këtë renditje me një rritje prej 8% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.
Si pasojë e sulmeve të ndryshme terroriste, Sharm El Sheik në Egjipt ka shënuar rënie me 7%, ndërsa Jereba e Tunizizë ka pasur rënien më të lartë me 17%.
Peligrinazhi është një ndër faktorët kryesorë të rritjes në vendet e botës arabe, me Mekën si një ndër vendet më të vizituara. Meka u rrit me 17% të numrit të tuirstëve.
Sipas programit të ri të qeverisë të Arabisë Suadite, të gjithë personat që marrin viza specifike për pelegrinazh kanë mundësi që t’i ndërrojnë ato me viza turistike në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të qëndrojnë më shumë ditë. Nisma i ka dhënë benefitet e saj në qytete si Riadi, i cili regjistroi një rritje me 11% në numrin e turistëve.