UEFA Champions League 2017/18, shpërndarja e shpërblimeve për klubet pjesëmarrëse

25/10/2018 5:19 PM 0 komente

UEFA njoftoi zyrtarisht shumën e shpërblimeve për Champions League, sezoni 2017/2018, të cilat u janë shpërndarë klubeve pjesëmarrëse. Organizmi më i madh i futbollit në Europë bëri të ditur që mes klubeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve të kompeticionit janë shpërndarë më shumë se 1,412 miliardë euro.

Sa i përket sistemit të shpërndarjes së shpërblimeve për ciklin trevjeçar 2015/18, të gjithë të ardhurat neto nga kompeticionet për klube – duke përfshirë shitjen e biletave dhe paketave hospitality për finalen e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, si dhe Superkupës – janë rishpërndarë mes klubeve pjesëmarrëse në këto dy kompeticione.

Të ardhurat Champions League 2017 2018 – shpërndarja e shpërblimeve

Çdo klub ka përfituar një shpërblim minimal prej 12,7 milionë eurosh për pjesëmarrjen në fazën e grupeve. Përveç kësaj, klubet kanë marrë shpërblime shtesë që lidhen me performancën e tyre: 1,5 milionë euro për çdo fitore dhe 500.000 në rast se ndeshja ka përfunduar barazim. Shpërblime shtesë janë dhënë për çdo fazë me eliminim direkt: 6 milionë euro për fazën e 1/8; 6,5 milionë për fazën çerekfinale dhe 7,5 milionë euro për gjysmëfinalet.

Rezultatet e klubeve të mëdha

Real Madrid, fituesi i trofeut të Champions League ka përfituar 88,654 milionë euro, 7 milionë euro më shumë se klubi finalist, Liverpool, 81,283 milionë euro. Ndër klubet e mëdha angleze, Manchester United ka përfituar 40,347 milionë, ndërsa rivalët, Manchester City, 63,821 milionë euro.
Barcelona, e eliminuar në fazën çerekfinale nga Roma, ndalet në 57,439 milionë euro. Dy të mëdhenjtë e Francës dhe Gjermanisë kanë përfituar respektivisht 62,058 milionë euro (Paris Saint-Germain) e 70,494 milionë (Bayern München).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of