Ditë e rëndësishme për të ardhmen e Milan, në Nion për të shmangur sanksionet e rënda të UEFA për mosrespektimin e fair-play financial në tre vitet e fundit të epokës së Berlusconi-t.
Siç bën të ditur “La Repubblica”, klubi i Milanit mbështetet në siguritë financiare të garantuara nga Fondi Elliott. Në dosjen e dërguar në Zvicër është një dokument, i nënshkruar nga fondi amerikan, që shpëton “vazhdimësinë e klubit” – në praktikë, fondi do të mbulojë shpenzimet për ecurinë e klubit, pavarësisht se çfarë ndodh nga tani deri në tetor, data e skadimit të huas të presidentit kinez Yonghong Li. Elliott, i cili i ka dhënë hua paratë, synon të mbrojë me çdo kusht investimin e bërë një vit më parë.
“Settlement agreement” Milan, Yonghong Li do të kërkojë të mbajë kontrollin e klubit
Megjithatë, sipas burimeve pranë presidentit të klubit, Li po përpiqet të ruajë kontrollin e Milanit, pavarësisht problemeve: nga falimenti i kompanisë kryesore tek hetimet e freskëta në Kinë mbi grupin financiar Huarong. Li nuk ka aspak ndër mend t’ia shesë klubin kuqezi, as Fondit Elliot, i gatshëm për shitjen e mëtejshme një fondi tjetër amerikan, as një oligarku rus, as fondit arab që drejtohet nga Saeed Al Falasi.
Mendohet se Li ka gjetur burimet për të përfunduar rritjen e kapitalit nga 39 milionë (nga të cilat 11 milionë të derdhura në muajt e parë) si për të përmbushur afatin në tetor të 303 milionë që i mori hua nga Fondi Elliot (kjo shifër do të shkojë më shumë se 370 milionë mes shpenzimesh dhe interesash).
Milan, sanksionet e mundshme nga ana e UEFA-s
Komisioni gjykues i Financial Fair Play do të komunikojë sot sanksionet financiare të settlement agrement pas përfundimit të kampionatit. Ndër hipotezat, është një sanksion ekonomik mes 10 – 20 milionë, një reduktim i mundshëm i listës së skuadrës në kompeticionet europiane dhe një ekuilibër i plotë mes shpenzimeve dhe të ardhurave në merkato.