Firma Jet Capsule përveç dizenjimit të mini-jahteve është bërë e njohur së fundmi edhe për ndërtimin e UFO-ve fluturuese. Edhe në vitet e kaluara, kjo firmë ka lançuar draft projektet e saj por të cilat kanë mbetur vetëm në letër. Këtë vit firma ka ecur më tej me projektet e saj pasi ka lançuar projektin e saj në 3D për ndërtimin e një jahti në formën e anijes fluturuese të cilën e ka quajtur UFO dhe që pritet të përfundojë në 2018.
Ky version i ri është si një anije-shtëpi dhe që është e ndërtuar kryesisht me fibra karboni dhe qelqi ju krijon mundësinë që të flini më peshqit sepse gjysma e saj është e zhytyr nënujë.
Fillimisht ky projekt është i ndërtuar i gjithi në 3D, një formë kjo për të testuar edhe reagimin e njerëzve të ndryshëm të cilëve iu prezantua.
Diametri i këtij modeli është 12.5 metra dhe ka 3 nivele. Në katin e parë, kuzhina dhe tualeti, ndërsa në katet nënujore ndodhen dhomat e gjumit, një super e madhe dhe 4 të tjera më të vogla të cilat ju krijojnë mundësinë për të parë botën nënujore.
Firma Jet Capsule parashikon që motori i UFO-s të ketë një shpejtësi maksimale prej 16 km në orë. Kjo shtëpi lundruese e merr energjinë e saj nga kombinimi i paneleve diellore dhe energjisë së erës.
Përveç shtëpisë luksoze ky jaht lundrues është edhe një restorant fluturues. Për ta vënë në zbatim sa më të shpejt këtë projekt, kjo firmë ka nisur edhe një fushatë për mbledhjen e sa më shumë fondeve. Pritshmëritë janë që ai të vizitohet nga publiku në vitin 2018. Kostot për ndërtimin e një projekti të tillë pritet të jenë rreth 200,000 dollarë.