Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë 11 muajve të parë të vitit që lamë pas 270.1 milionë euro ka arritur shuma e investimeve të huaja në vendin tonë. sipas këtyre të dhënave vetëm në sektorin e patundshmërisë janë investuar 170.8 milionë euro, derisa në industri e në bujqësi janë tërhequr investimet prej 6.4 milionë eurosh. shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Janë 171 milionë euro investime të huaja gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit që lamë pas janë investuar vetëm në sektorin e patundshmërisë në gjithë Kosovën.
Shuma të mëdha parash në emër të investimeve të huaja vazhdojnë të shpenzohen në sektorin e patundshmërisë, duke dhënë kështu një pasqyrë mashtruese sa i përket investimeve të huaja direkte në vendin tonë.
Njohës të rrethanave ekonomike në vend bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e investimeve të huaja janë mjete të qytetarëve të Kosovës që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës e të cilët kohëve të fundit një pjesë të kapitalit të tyre e kanë investuar në blerje të banesave, të shtëpive apo edhe të trojeve në gjithë territorin e Kosovës.
Një pjesë shumë e vogël e këtyre mjeteve ka hyrë në zhvillimin e sektorit të ekonomisë së vendit tonë./ zeri.info
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.