Këtë të hënë, çmimet e naftës u ulën përsëri, si shkak i rritjes së eksporteve të Iranit, duke goditur kështu përpjekjet e vendeve të tjera prodhuese të naftës për të ulur ofertën globale të arit të zi.
Nafta e papërpunuar u tregtua 56.7$ për fuçi, 40 cent më pak (0.7 pikë për qind) nga çmimi i fundit i tregtimit.
Nafta e papërpunuar amerikane e West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 53.59$ për fuçi, 40 cent më pak, ose 0.74 pikë për qind më pak.
Çmimet e ulëta ishin rezultat i rritjes së eksporteve të Iranit, që erdhën fill pasi anëtarët e tjerë të OPEC-ut ranë dakord për të shkurtuar prodhimin në mënyrë që t’i jepnin fund mbiofertës së naftës në treg.
Irani ka shitur më shumë se 13 milionë fuçi me naftë, duke kapitulluar kështu marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit prej së cilës është përjashtuar në mënyrë që të rifitojë pjesë të tregut (që humbi për shkak të sanksioneve) dhe të kapë blerës të rinj, sipas të dhënave nga burimet brenda industrisë, shkurtimi i sasisë së naftës së ruajtur në tankerë do të ishte nga 23.6 milionë fuçi tetorin e shkuar në 16.4 milionë fuçi tani.
Megjithatë nuk ishin vetëm eksportet e rezervës së Iranit të cilët ndikuan në çmim.
Javën e shkuar, kompanitë energjetike amerikane rritën shpimet për naftë në det për të dhjetën javë radhazi, duke rimëkëmbur aktivitetin për tw tetin muaj duke qenë se çmimet e naftës mbetën në nivele në të cilat shumë shpues mund të operonin me përfitueshmëri.
Rritja e çmimeve të naftës me shumë siguri nuk do të ndodhë derisa tregtarët të shikojnë me fakte se niveli i prodhimit po ulet. Në të njëjtën kohë, rritja e shpimeve dhe e prodhimit nga kompanitë amerikane ka gjasa që t’i mbajë çmimet në të njëjtin nivel.
Shpuesit shtuan katër platforma detare gjatë javës, duke e çuar numrin në total deri në 529, më i madhi deri në dhjetor të 2015-s, sipas raportimeve të Baker Hughes Inc, kompani e shërbimeve energjetike.
Në Irak, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut, u eksportua një volum rekord i 3.85 milionë fuçi në ditë nga porti i tij i Basra-s në dhjetor, sipas të dhënave zyrtare, megjithëse shtuan se do të mbeten të angazhuar ndaj marrëveshjes së reduktimit të prodhimit në një nivel më të ulët me rreth 210 mijë fuçi në ditë nga janari.
Iraku i rriti çmimet zyrtare të shitjes për naftën e papërpunuar të Basra-s në Azi me 0.5$ nga 0.9$ për fuçi që i uli Omani.
Në Rusi, prodhimi i naftës dhe gazit u reduktuan me 1.2%, nga 11.3 milionë fuçi në ditë, nga data 29 dhjetor në datën 6 janar.