Ulet ndjeshëm çmimi i çimentos, rritet kërkesa

01/08/2012 11:48 0 komente
048C235C-F058-4E4E-8108-C4C9CA072730_mw800_s

Kompanitë më të mëdha prodhuese të çimentos në Shqipëri kanë ulur ndjeshëm çmimin e shitjes me shumicë.

Aktualisht një ton çimento po shitet me 8,500 lekë nga 9,500 lekë që ishte një muaj më parë. Rënie me 15 euro ka shënuar edhe çmimi i shitjes së çimentos për eksport.

Kjo ka bërë që të rritet kërkesa për çimento nga ana e subjekteve ndërtuese. Kompanitë, prodhuese të çimentos, mësohet ta kenë marrë këtë masë si një përgjigje për humbjet e shkaktuara nga tarifa 35% në import që vendosi Kosova dhe që nga data e sotme 1 Gusht nuk zbatohet më.

Heqja nga Kosova e tarifës për import erdhi si pasojë e presioneve të shumta nga bizneset, por edhe politika. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila ishte shprehur se kjo do të ishte një masë e përkohshme, si përgjigje për mbrojtjen e tregut vendas dhe konkurrencën e lirë.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.