Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat statistikore në lidhje me fuqinë e punës për muajin gusht, sipas të cilit rezulton se papunësia ka pësuar ulje, me 0.7 pikë %.
Sipas kësaj, numri i papunësisë në muajin gusht për grupin e moshave 15 vjeç e sipër në mbarë Turqinë është ulur me 89 mijë persona në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe shënoi shifrën e 3 milionë e 404 mijë personave të papunë.
Në të njëjtën periudhë niveli i papunësisë është ulur për 0,7 pikë dhe doli në 10,6%. Sipas të dhënave të një muaji më parë niveli i papunësisë është ulur për 0,1 pikë./ TRT Turkey