Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

uniontravel.al propozon destinacionet e kësaj vere

03/07/2017 11:42 AM

01

Ishujt grekë, resortet e Turqisë, bregdeti francez dhe ai italian janë destinacionet e preferuara të kësaj vere.

Për pushime të çmendura në Ibiza e Mikonos, apo rehati e luks në Turqi, për plazhe në Barcelonë, Sicili, Napoli, Santorini, dhe jo vetëm, vizitoni uniontravel.al.

Aty do të informoheni për çdo detaj, mundësi dhe do të mund të zgjidhni alternativën që të përshtatet.

Në website-n uniontravel.al, publikohen dhe rifreskohen një shumëllojshmëri paketash turistike, individuale apo në grup, brenda në Shqipëri apo në Europë, në plazh apo në mal. Në të bëni zgjedhjen që ju përshtatet duke pasur mundësinë të kombinoni mënyrat e ndryshme të transportit, të akomodimit, etj., duke arritur në një paketë të përgatitur sipas dëshirës dhe nevojës tuaj.

Në vizitën në uniontravel.al do të informoheni për mundësitë në plazhet e bregdetit tonë dhe në vendet e mrekullueshme malore si Thethi apo Valbona.

Më tej mund të ndaleni tek paketat e Turqisë, një destinacion i konsoliduar dhe oferta më e përshtatshme për familjarët dhe për ata që duan të pushojnë me “duar në xhepa”, pa shumë kokëçarje e ku mund të gjeni gjithçka brenda një territori të vetëm. Ofertat për këtë sezon fillojnë nga 459 euro për person.

Destinacionet turistike për të pushuar vazhdojnë me Francën, një ndër vendet më të bukura europiane, mund të shkoni në Cote d’Azur, ku ka plazhe të shumta; Italinë ku do të veçonim Napolin apo Sicilinë, dhe sigurisht edhe në Barcelonë të Spanjës, një tjetër destinacion i kërkuar me plazhet e saj të shumta, me oferta që fillojnë nga 517 euro për person, qëndrim 7 net, përfshirë fluturimin.

Gjatë vizitës, kemi dhe Ibizën, ishullin më të famshëm Balnear, i cili për vite ka qenë një nga “fortesat” e turizmit europian dhe jetës së natës. Në muajt e verës pushtohet nga miliona turistë në kërkim të kënaqësive pafund. Jeta (sidomos natën) me siguri nuk mund të quhet me kosto të ulët, por ka një gamë të gjerë lokalesh që, edhe me cilësinë e tyre, e kanë bërë vendin ideal për të kaluar pushimet. Qëndrimi 7 net mund të fillojë nga 499 euro për person, përfshirë dhe fluturimin.

Gjatë vizitës suaj do të lexoni për paketat e Greqisë, ku veçohen disa nga ishujt. I pari është Korfuzi, me ofertat që fillojnë nga 339 euro për person me mëngjes dhe 465 euro për person ‘all inclusive’ (i preferuar edhe nga të rinjtë për aktivitetet e shumta dhe larmishmërinë që ofron.)

Dhe më pas Ishulli i Halkidikisë me plazhe të panumërta, me ofertat që nisin nga 179 euro për person, që mund të kombinohen me transportin e ofruar nga Union Travel, 55 euro për person nga Tirana në Halkidiki vajtje- ardhje.

Dhe i fundit Mikonos, më i çmenduri në mesin e ishujve grekë, pasi ofron një zgjedhje të gjerë për bare dhe klube. Jeta e natës është e përqendruar në qendër, ku klubet e natës qëndrojnë hapur deri në orët e para të mëngjesit. Krahasuar me Ibizan, në aspektin e jetës së natës dhe argëtimit, Mikonos ka një larmi të madhe baresh në plazh, ku luajnë DJ nga më të njohurit e skenës ndërkombëtare. Çmimet fillojnë nga 690 euro për person, duke përshirë dhe fluturimin vajtje-ardhje.

Gjatë vizitës, do të prezantohen edhe me ofertat nga ishujt e tjerë, si Santorini, duke nisur nga 599 euro për person dhe Zakynthos ku ofertat nis nga 499 euro për person ‘all inclusive’.

Për më shumë informacion, na vizitoni në faqen tonë: www.uniontravel.al.

02

KUSH ËSHTË UNION TRAVEL

Website uniontravel.al është website zyrtar i Union Travel Co.

Union Travel Co. ushtron veprimtarinë e tij në Shqipëri, në fushën e turizmit dhe biletarisë që nga viti 1998. Rrjeti i Union Travel është i shtrirë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Pogradec, Fier, Vlorë, Berat, Përmet, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës etj.

Union Travel është licencuar nga IATA (International Air Transport Association) me të drejtën e shitjes së biletave të udhëtimit për gjithë linjat ajrore që janë anëtarë të IATA-s.

Union Travel është anëtare e ATAA (Albanian Travel Agent Association).

Union Travel është licencuar si një agjenci turistike nga Ministria e Turizmit dhe ofron: akomodim në hotele, transferta, ture, vizita ditore, organizimin e mbledhjeve dhe konferencave të biznesit etj., brenda dhe jashtë vendit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page