Çdo vit, Universiteti Jiao Tong i Shangait publikon një renditje me institutet akademike në botë. Në krye të listës për 2016-n renditen universitetet e SHBA.
Ka edhe universitete nga vende të tjera që dallohen për kërkimet, didaktikën, aftësinë për të drejtuar studentët drejt tregut të punës. Ja cilët janë pesë më të mirët.
Kembrixh – Mbretëria e Bashkuar
Në krye të listës gjendet Universiteti i Kembrixhit, një nga rivalët kryesorë të Oksford.
Ky universitet dallohet për shpikjet e epokës moderne, si në energjinë atomike, qelizat staminale etj. Në Trinitinë e këtij kolegji bëjnë pjesë 31 akademikë që janë mbajtës së Nobelit.
Oksford – Mbretëria e Bashkuar
Universiteti i dytë më i mirë në Europë. Është universiteti më i vjetër në botën aglosanksone dhe zgjedhjet e para u mbajtën rreth një mijë vjet më parë, në 1096.
University College – Mbretëria e Bashkuar
Universiteti londinez i njohur si UCL, njihet për lidhjen me personazhe mitike, si Mahatma Gandhi. Ka qenë universiteti i parë që ka pranuar femrat.
Politekniku Federal i Zyrihut – Zvicër
Mes personave të parë që kanë marrë çmimin Nobel dhe që ka pasur lidhje me këtë universitet ka qenë Albert Einstein që e fitoi në vitin 1921.
Imperial College of Science Techology and Medicine – Mbreteria e Bashkuar
Vetëm të ndjekësh kurset në këtë këtë universitet është një sipërmarrje e vërtetë duke qenë se vetëm një në shtatë studentë ia del mbanë. Ai mban vendin e 22-të në renditjen botërore.