Ura mbresëlënëse në Vietnam

06/08/2018 3:01 PM 0 komente

Kjo është një prej urave me mbresëlënëse e cila është hapur së fundmi për publikun.

Ajo njihet si “Ura e Artë” dhe ndodhet në malet Truong Son në rezortin Sun World Ba Na Hills në Danang, dhe u hap për publikun gjatë muajit të kaluar.

Ajo ndodhet  1,400 metra mbi nivelin e detit dhe pamja që ajo ofron për pushuesit është mbresëlënëse.

E veçanta e kësaj ure është se ajo qëndron mbi dy duar gjigande, të cilat të para nga lart duken sikur mbajnë në duar një fije ari.

Edhe pse kjo urë ka shumë pak kohë që është hapur, duart që e bajnë atë duken sikur kanë qenë aty prej shekujsh, një detaj ky i mirëmenduar për të krijuar një ide të tillë.

Kostoja e këtij projekti gjigand thuhet se ka shkuar deri në 2 miliardë dollarë amerikanë.

Numri i vizitorëve që e kanë parë atë brenda një kohe kaq të shkurtër ka qenë mbresëlënës, dhe sipas Vu Viet Anh, kompanisë që u mor me dizjnin dhe zbatimin e këtij projekti, ky numër padyshim që pritet të rritet, duke e shndërruar këtë zonë në një prej më të vizituarave në Vietnam.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz