Mario Draghi është gati të zbulojë se sa urgjente është bërë thirrja e tij për të vepruar.
Një javë pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane u zotua të rigjallërojë inflacionin ‘sa më shpejtë të jetë e mundur’, hartuesit e politikave do te analizojne aktualisht dobësin e presioneve te kostos në rajonin e euros. Ekonomistët parashikojnë se të dhënat e 28 nëntorit do të tregojnë se rritja e konsumit të çmimit do të jetë më e dobëta që nga viti 2009.
Kjo do i shtohet debatit për stimuj në takimin e 4 dhjetorit teksa panele të zyrtarëve studiojnë masat e reja të mundshme dhe përgatiten të ulin perspektivën e tyre ekonomike. Ndërsa Draghi ka nxitur presionin ndaj blerjes së obligacioneve kombëtare, kolegët nga Gjermania e deri në Holandë nuk binden se lehtësimi sasior ka garanci, dhe nënkryetari i tij sugjeroi në fundjavë se BQE ka të ngjarë ta shtyjë programin deri vitin e ardhshëm.
Të dhënat e inflacionit për muajin nëntor janë parashikuar të tregojnë rënie në 0.3 për qind nga 0.4 për qind, ndërsa besimi ekonomik është vlerësuar në rënie dhe papunësia e tetorit në 11.5 për qind, sipas ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg Neës përpara këtyre raporteve këtë javë.
Norma e inflacionit ka qëndruar nën gjysmën e objektivit të BQE-së prej vetëm pak nën 2 për qind vitin e fundit, duke nxitur shkurtime të normave të interesit, si dhe programe të kredive bankare afatgjata dhe blerjen e obligacioneve të mbuluara, me blerjet e letrave me vlerë të mbështetura nga active që pritet të fillojnë javën e ardhshme.