Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Fadil Ismajli, ka pritur në takim përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe USAID, Todd Christiansen dhe Scott Cameron, për lancimin e programit 5 vjeçar të asistencës teknike për sektorin e energjisë në Kosovë.
Ismajli ka bërë të ditur se ky program është përkrahje për Kosovën për fusha të ndryshme, siç është zhvillimi i energjisë së pastër, modernizimit të sektorit të energjisë elektrike, përkrahje për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, si dhe përkrahjen në kapërcimin e barrierave në këtë sector, shkruan Tribuna.
Ky program do të ndihmojë në zhvillim e kapaciteteve të kuadrove kosovare, të cilat do të vazhdojnë të punojnë në Kosovë në të ardhmen. Gjithashtu u potencuar se USAID do të vazhdojë të mbështesë edhe realizimin e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri.
USAID-i ka ndarë 12 milionë dollarë amerikan për programin Repower Kosovo, i cili do të ofrojë asistencë teknike për të ndihmuar në kapërcimin e pengesave në rrugën e zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të energjisë së pastër në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.