Dëmtimi nga dielli është më I fortë sot se kurrë. Sigurisht, duke mbajtur larg diellit, mbuluar lëkurën e ekspozuar dhe pot ë vini një krem kundra diellit me factorë të lartë janë shanset më të mira për tu mbrojtura kundër rrezeve të dëmshme, por ka një linjë të rëndësishme mbrojtje që ka të ngjarë ta keni harruar: karrocën tuaj ushqimore.
Ekspertët listojnë 4 ushqime që punojnë nga brenda jashtë për të ndihmuar në riparimin e lëkurës suaj dhe ndërtojnë mbrojtjen e saj kundër diellit.
Patatet e ëmbla
Një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë radikalet e lira është duke konsumuar një shumëllojshmëri ushqimesh.Një nga antioksidantë t më të fuqishëm është beta-carotene, dhe patatja e ëmbël është e mbushur me beta-carotene, kështu që konsumojeni në masë këtë verë!
Çaji jeshil
Çaji jeshil është lëvduar shpesh për aftësinë e tij rivitalizuese të metabolizmit, por është edhe një ushqim i fuqishëm i lëkurës. Çaji jeshil përmban një përqendrim të lartë katekinash, të cilat prodhojnë efekte anti-inflamator, anti-plakje dhe efekte antioksidant që luftojnë radikalet e lira nga dielli.
Ai gjithashtu përmban polyphenols, komponimet e bimëve që disa studime sugjerojnë mund të jenë efektive në parandalimin e kancerit, sepse kufizojnë furnizimin me gjak në zona të ndryshme ku mund të zhvillohet kanceri, shpjegojnë ekspertët. ‘
Fara e lulediellit
Këto fara të vogla krokante përmbajnë vitaminën e fuqishme antioksidante E. Hidhini mbi sallatë, përzieni me omelet ose thjesht konsumoni ato më vete.
Domatet
Lycopene është një tjetër antioksidant i rëndësishëm që duhet ta përfshini në dietën tuaj rregullisht, sidomos gjatë verës, dhe domatte janë një nga burimet më të mira. Studimi i paraqitur në Royal Society Medecine në Londër zbuloi se konsumimi i pastës së domates rriste në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e lëkurës për të mbrojtur veten nga rrezet e dëmshme UV dhe gjithashtu ndihmonte në reduktimin e skuqjes nga dëmtimi në diell.