I madh dikur sa gjysma Italise, Uzbekistani është ende një vend misterioz jashtë rrugëve kryesore turistike. Dhe megjithatë, përmban një histori të gjatë ndërtuar nga ndërthurje të jashtëzakonshme kulturore dhe fetare që ia vlen ti zbulosh. Mund t’ia filloni pikërisht nga qendra të mëdha të rrugës së mëndafshit: ai kompleks rrjetesh me rrugë që nga Evropa në Kinë transportonte erëza, tekstile, gurë të çmuar, por edhe libra, infromacione dhe dije.
Legjendaria Samarcanda, e cila me medresetë e saj dhe kupolën blu është një nga xhevahirët e çmuar të Lindjes, misteriozja Bukhara, qendra e të cilit ka rreth qindra ndërtesa historike të ruajtura aq mirë në të gjithë vendin me një atmosferë pothuajse të pa-cënuar, kalaja e Khiva dhe bastionet e saj të rërës dhe Tashkent, metropoli i stilit sovjetik, me metropolin e tij monumental, të pasur me mermer dhe stukime që mund të gjenden vetëm në Azinë Qendrore.
Një nga mënyrat më të mira për të vizituar Uzbekistanin është të kontaktoni një nga shumë operatorët turistikë vendas dhe të siguroni një paketë udhëtimi grup apo individuale me një makinë dhe shofer. Në këtë mënyrë mund të hyni në kontakt me popullsinë vendase, shpesh në fakt shtëpitë private shndërrohen në restorante komode për turistët, ku do të mirëpriteni me tavolina tashmë të ngarkuara me pjata të ëmbla dhe të kripura, sepse sipas zakonit vendas kur fillon konsumimi i vakteve në tavolinë nuk duhet të mbetet vend as për të hedhur kokrrën e arrës. Dhe mos u habisni nëse do ju ofrojnë një birrë të shkelqyer locale, sepse Islami i Uzbekistanit është shumë tolerant për sa i përket alkolit.
Vizita në Tashkent mund të fillojë nga qyteti i vjetër dhe pazari Chorsu. Një treg i madh ushqimor kryesisht prej dy katesh. Në dyndje njerëzish sidomos fundjavave, është një bashkim erëzash, frutash të thata, ëmbëlsirash, mishi, frutash dhe perimesh. Pak hapa larg nga pazari, mund të kaloni shkurt nga medreseja e Barak-Khan; pak më psohtë në Kukeldash, rrethuar nga disa shtëpi të shekullit të pesëmbëdhjetë. Qyteti modern me bulevardet e tij, shatërvanet dhe hapësirat e mëdha të gjelbra përshkrohet nga gjurmë të forta të Bashkimit Sovjetik.
Mund ta nisni turin nga sheshi dedikuar Tamerlano-s për të ecur më pas përgjatë Sayilgokh kochasi, një lloj bulevardi plotë tenda dhe artistë. Në vazhdim kryqëzohet Sheshi i Pavarësisë një nga më të mëdhatë në Bashkimin Sovjetik (Uzbekistani u bë një republikë e pavarur në vitin ’91) duke u përballur më tej me shembuj të shumtë të arkitekturës sovjetike si ndërtesa fisnike e Miqësisë së Popujve.