Në kuadër të procesit të transparencës dhe analizimit të kontratave koncesionare të firmosura nga qeveria e mëparshme, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka urdhëruar verifikimin e procedurave të dhënies me koncesion të objektit “Uzina e Rafinimit të Bakrit” në Rubik.
Kontrata koncesionare është lidhur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në dt.17.12.2012, dhe ka pasur objekt Ristrukturimin e Uzinës për Prodhimin e Ferrokromit me koncesion të formës “ROT”.
Në vijimësi edhe të denoncimeve të bëra në media për këtë rast, auditi do të analizojë procedurën e ndjekur për dhënien me koncesion dhe në rast shkeljesh do të evidentojë personat përgjegjës për të cilët do të merren masat ligjore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.