Në filmat fantastiko-shkencor ka gjithmonë një ‘valë tërheqëse’ që lëviz objektet nga një vend në një tjetër, të tilla si disku fluturues se ‘përthith’ tokësorët e cuditshëm ose në sagën e Star Trek. Shkencëtarët australianë kanë arritur të krijojnë diçka të ngjashme, e cila punon aktualisht vetëm në sipërfaqe dy-dimensionale, si sipërfaja e ujit. Puna e tyre u botua kohët e fundit në Nature Physic.
Bëhet fjalë për vale të krijuara në sipërfaqen e ujit, në dallim nga valët ‘tradicionale’ që i spostojnë objektet lundrues në të njëjtin drejtim të përhapjes së valëve, i zhvendos ato në drejtim të kundërt. Efekti është arritur nga lëkundja e një barriere cilindrike që ka prodhuar një seri vorbullash horizontale mbi sipërfaqen e ujit që autorët e studimit e kanë quajtur ‘pompë stokastike.’».
Grimcat në këtë mënyrë mund të lëvizin vetm anash. Për të kompensuar rrjedhjen e likuidit që lëviz pingul me barrierën që krijon valët, në sipërfaqë formohet një korrent që kthen mbrapsht drejt barrierës dhe i sjell grimcat në pikën e nisjes. Kjo është ajo që autorët e hulumtimit e kanë quajtur rreze valë tërheqëse e siperfaqes së ujit. Sipas shkencëtarëve australianë, ky zbulim mund të hapë horizonte të reja në mnipulimin e objektëve lundrues. Për shembull gjason të jetë I dobishëm në grumbullimin e mbetjeve apo substancave shqetësuese të derdhura në ujë.