Valletta, eventet që nuk duhet të humbni këtë vit në Kryeqytetin Europian të Kulturës

09/01/2018 1:26 PM 0 komente

Shumëkulturore, dinamike dhe kozmopolite. Këto janë pikat e forta të Maltës dhe në veçanti të kryeqytetit të saj, Valleta, që pikërisht falë cilësive të saj, ka fituar çmimin prestigjioz të Kryeqytetit Europian të Kulturës 2018, së bashku me qytetin holandez Leeuwarden.

Vendndodhja strategjike mes Afrikës dhe Europës e bëjnë ishullin vendin ideal për të organizuar një event me përmasa të mëdha, origjina e të cilit është, para së gjithash, respektimi i kulturave të ndryshme dhe ndërtimi i urave për t’i afruar ato.

Këtë vit, në Valletta do të mbahen më shumë se 100 evente, të cilat kanë në bazë të tyre tri shtylla kryesore: afrimi i kulturës me njerëzit, rritja e mundësive për vende të reja pune në këtë sektor dhe, së fundi, shndërrimi i kulturës në një element të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit, si nëpërmjet turizmit, duke krijuar mundësi të reja për punë. Të tria këto janë bërë manifesti i kësaj ngjarje unike në Valletta.

La Fura dels Baus

Valleta 2018, e cila nis më 20 janar, është parashikuar të çelet eventi i parë i madh Erba ‘Pjazez, ku do të performojë grupi katalan La Fura dels Baus, që do të japë një spektakël akrobatik në Fontana del Tritone në Triton Square: “Island Stories”, që do t’u japë zë komuniteteve të pranishëm në Maltë dhe traditave të tyre; “Future Baroque”, qëllimi i të cilit është komunikimi i dy fytyrave të ishullit, i traditës me atë bashkëkohore të të rinjve.

Nuk do të mungojnë as shfaqjet klasike, si Karnavalet e zakonshme, që do të mbahen nga data 9 – 13 shkurt në qendrën historike të Valleta, me parada, kompeticione, kërcime dhe koncerte dhe Valletta Green Festival (4 – 6 maj), i cili u ofron vizitorëve mundësinë të njohin thesaret e fshehura të kryeqytetit si kopshtet e Pallatit të Kryepeshkopit dhe Manastirin e Shën Katerinës.

Malta International Arts Festival

Interesant është edhe Malta International Arts Festival, që në dy javët e para të korrikut përfshin maltezët dhe turistët në performanca teatrore, muzikore dhe artistike inovative.

Programi është mjaft i larmishëm – Ndër to është Valletta 2018 Space, një hapësirë e realizuar nga studentët e arkitekturës për qytetarët – që duke filluar nga muaji gusht mund të përdoret nga çdokush që kërkon të organizojë evente kreative ose thjesht që kalojë kohë në këtë strukturë; U-19 Malta: Create your world, ku mund të admironi propozimet inovative mekanike dhe artistike të realizuara nga të rinj nën moshën 19 vjeç që do të marrin pjesë më pas në Ars Electronica në Linz, Austri; apo Young Expo, një projekt inovativ me pjesëmarrjen e artistëve të rinj nëpërmjet shfaqjeve fotografike, kinematografike dhe në pikturë. Qëllimi është nënvizimi i problemeve që mund të zgjidhen në mënyrë të pazakontë e kreative nëpërmjet artit.

Auberge de Castille

Më tej, është e pamundur të mos ndalesh dhe të shohësh kërcime, koncerte, performanca e projeksione tredimensionale në fasadat e ndërtesave emblemë të qytetit: si Auberge de Castille, ku ndodhet zyra e Presidentit të Republikës dhe Dhoma e Deputetëve, mbi të cilin, ditën e përurimit të Valleta 2018, më 20 janar, do të projektohet një dokumentar që rrëfen të kaluarën dhe se si përfytyrohet e ardhmja e Maltës.

Battery Street

Katedralja e Shën Gjonit

Nga një event në tjetrin ju nuk mund ta humbni një shëtitje në qendrën historike të Valleta-s, për të zbuluar vendet-simbol, si pallatet tipike prej druri në Battery Street, pallatet antike, Katedralen e Shën Gjonit, me vepra të çmuara të Caravaggio-s, Upper Barrakka Gardens, kopshte nga ku mund të shihni gjithë qytetin.

Upper Barrakka Gardens

Ishulli është një surprizë pa mbarim, nuk ka rëndësi se sa herë e vizitoni qytetin, çdo udhëtim në Maltë dhuron emocione të reja.

Burimi: Corriere della Sera

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz