Varësia nga smartphone, sëmundjet që shkakton “celulari”

04/09/2017 12:41 PM 0 komente
1

Ekspertët flasin për “nomofobia”, kur del një vështirësi për t’u shkëputur fizikisht nga telefoni, por ekzistojnë shqetësime të ndryshme, jo veten psikologjike, që lidhen me përdorimin e tepruar të smartphone-ve.

 

Nomofobia

Flitet për “mani për celularin” apo “nomofobi” kur del në pah një vështirësi për t’u shkëputur fizikisht nga telefoni ose frika e të mos qenët në kontakt me botën. Personat e prekur nga ky shqetësim kanë tendencën ta konsiderojnë smartphone-n si një instrument për të kënaqur nevojat e tipit emocionale-shoqërore dhe si mjet kryesor për të komunikuar me të tjerët.

Sipas agjencisë britanike të kërkimit “Yougov”, më shumë se 6 të rinj në 10, mes 18 – 29 vjeç, bien të flenë në shoqërinë e smartphone, dhe më shumë se gjysma e përdoruesve të smartphone-ve (53 për qind) kanë tendencën të manifestojnë gjendje ankthi kur bateria e telefonit është drejt fundit, nuk kanë më kredite apo nuk kanë mbulim rrjeti.

Në këto raste, ekspertët këshillojnë psikoterapinë.

 

2

Identitet i zgjeruar që krijon ankth

Duke u nisur nga fakti që smartphone janë bërë “mbajtës të kujtimeve”, sipas ekspertëve, ata që i përdorin kanë tendencën të identifikohen me telefonat. Sipas një studimi të publikuar në “Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking” po përhapet gjithnjë e më shumë frika e të qenët i paarritshëm, një situatë e cila krijon një gjendje ankthi që është e vështirë për t’u menaxhuar nga mijëra persona.
Një strategji e mirë është të mësoni të shkëputeni nga telefoni për periudha të shkurtra gjatë vitit.

 

3

“Text Neck”, qëndrimi i gabuar

Dhimbje qafe dhe shpinë e mpirë. Këto janë simptomat e sindromës “TextNeck”, një problem pozicioni që lidhet me të shikuarit e ekranit të smartphone vazhdimisht ose për një kohë të gjatë. Sipas Todd Lanman, neurokirurg i shtyllës kurrizore në “Cedars-Sinai Medical Center” në Los Anxhelos, ka një numër në rritje pacientësh të rinj që kanë dhimbje të shkaktuara nga herniet e diskut dhe problemet e drejtimit të shtyllës kurrizore.

Rastet më të rënda lidhen me një inversion të kthesave të shtyllës kurrizore, për shkak të përdorimit të gjatë të telefonit. Zgjidhja e menjëhershme është mbajtja e telefonit në lartësinë e syve edhe kur jeni ulur.

 

4

Dhimbja kyçit të dorës

Ndër patologjitë që lidhen me përdorimin e tepruar të smartphone-ve është edhe dhimbja e kyçit të dorës. Mbajtja e telefonit për shumë kohë në dorë – bëhet fjalë për orë – mund të favorizojë lindjen e problemit. Mbajtja në dorë për shumë kohë e telefonit mund të sjellë një stimulim të tepërt të kyçit të dorës, që ndonjëherë mund edhe të inflamohet.

 

5

Ulje e shikimit

Nëse lexoni në celular natën para se të flini, rrezikoni të përkeqësoni shikimin tuaj. Sipas disa studimeve të ndryshme, problemi është “Drita blu” apo drita artificiale që prodhohet nga ekranet e smartphone-ve apo tablet-ëve. Drita blu ka një gjatësi vale të shkurtër, pra një frekuencë dhe energji më të madhe që mund të provokojë skuqje dhe irritim të syve, thatësi, lodhje dhe shikim të turbullt, përveç dhimbjes së kokës dhe çrregullimeve të gjumit.

 

6

Sëmundja e gishtit nga “ekrani”

Rastet e sindromës së “gishtit prej smartphone” ose dhimbja në gishtit të madh të dorës që shkaktohet nga përdorimi i vazhdueshëm i gishtit për të shkruar mesazhe apo email-e në telefon janë në rritje. Fenomeni është studiuar nga kërkuesit e “Mayo Clinic” në SHBA.

Ekspertët janë të shqetësuar se sëmundja e re mund të rrisë me kalimin e kohës zhvillimin e Osteoartritit, ose e njohur më mirë si artroza.
“Hipoteza jonë – shpjegoi Kristin Zhao, që drejton këtë studim që nga viti 2010 – është që përdorimi i smartphone-ve detyron një lëvizje anormale të kockave të gishtit të madh të dorës duke shkaktuar fillimisht dhimbje e më pas artrit osteoartikular.

 

Burimi: Corriere della Sera

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz