Reth 9.7 për qind e zviceranëve përgjatë vitit 2014, nuk kanë pasur mundësi të kalonin një javë pushim jashtë vendit ndërsa te familjet me një prind kjo përqindje arriti në 22.6%.
Numërohen afro 530 mijë njerëz ose 6.6% e popullatës së Zvicrës që jetojnë tashmë në varfëri “absolute”, pra që sigurojnë të ardhura të cilat konsiderohen se janë nën kufirin e varfërisë. Ndërsa mbi një milion të tjerë rrezikojnë të bien në këtë kategori.
Megjithatë Zvicra në krahasim me mesataren e shteteve të BE-së vijon të pozicionohet ende mjaft mirë. Për Zvicrën standarti jetesës në vitin 2014 renditej në vendin e tretë, pas Luksemburgut dhe Norvegjisë, ndërkohë që të ardhurat mesatare në Zvicër ishin 1.7 herë më të larta se ato në Itali dhe 1.3 herë më të larta se në Gjermani.
Megjithatë, gjatë vitit 2014 9.7 për qind të zviceranëve nuk kishin mundësi të kalonin një javë pushim jashtë vendit, transmeton albinfo.ch. Te familjet me një prind kjo përqindje madje ishte 22.6%. Ky parametër tregon se shkalla për matjen e varfërisë në Zvicër dallon shumë nga ajo në vende të pazhvilluara… dhe se “varfëria absolute” në vendet si Zvicra duhet marrë në mënyrë relative.