Ministri i financave të Greqisë Yanis Varoufakis deklaroi gjatë një interviste të transmetuar dje se nëse Greqia do të largohet nga zona e euros, do të kishte një efekt të pashmangshëm ngjitës.
‘Kushdo që luan me idenë e reduktimit të disa pjesëve të zonës së euro duke shpresuar se pjesa tjetër do të mbijetojë po luan me zjarrin, ‘tha ai për La Sexta, një kanal televiziv spanjoll, në një intervistë të regjistruar 10 ditë më parë.
“Disa pohojnë se pjesa tjetër e Evropës ka qenë rrethuar ne nje cikel vicioz nga Greqia dhe se BQE ka mjete në dispozicion për të ‘amputuar’ Greqinë, nëse do të jetë nevoja, të kurojë plagën dhe të lejojë pjesën tjetër të eurozonës të vazhdojë përpara’.
‘Unë dyshoj shumë se është pikerisht ky rasti. Jo vetëm për Greqinë por për çdo pjesë të bashkimit, ‘tha ai.
“Pasi te perceptohet prej njerëzve ideja se bashkimi monetar nuk është i përhershem fillojnë spekulimet… se kush e ka radhën i dyti? Kjo pyetje është ‘mediumi’ per çdo bashkimi monetar. Herët a vonë ajo do të nxisë rritjen e normave të interesit, tensionet politike, ‘rrjedhjet’ e kapitalit. ‘
Komentet e tij u regjistruan përpara atyre të bëra nga Mario Draghi, president i Bankës Qendrore Evropiane, i cili këtë fundjavë tha se zona e euros është pajisur më mirë se në të kaluarën për t’u përballur me një krizë të re greke por paralajmëroi për ‘lundrim në ujëra të panjohur’ nëse situata përkeqësohet.
Qeveria majtiste e Greqisë po përpiqet të negociojë një marrëveshje me kreditorët e saj nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të zhbllokuar ndihmat e mëtejshme nën paketën e saj të shpëtimin prej 240 miliard eurosh.
Zëvendës ministrat e financave të eurozonës i dhanë Athinës të enjten e kaluar një afat prej gjashtë ditësh pune për të paraqitur një plan të rishikuar të reformës ekonomike.
Ministrat e financave të zonës euro do të takohen më 24 prill për të vendosur nëse do të zhbllokojnë fondet emergjente për të siguruar mbijetesën e Greqisë.