Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.15 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, ra me 0.7 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ishte mbyllur për shkak të një feste kombëtare.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.3 për qind në 23,940.26 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.0 për qind në 1,822.44 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.