Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 ra me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.16 për qind në 22,472.78 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.15 për qind në 1,771.52 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 0.8 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi ra me 0.8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.