Edhe mëngjesin e ditës së sotme aksionet aziatike shënuan rënie.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 2 pë qind, duke shënuar kështu rënien e tij më të lartë në këto 12 javët e fundit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit dhe Topix shënuan rënie menjëherë sapo Donald Trump kërcënoi Kinën për vendosjen e tarifave të reja.
Kështu indeksi i aksioenve të Nikkeit, N225, ra me 1.8 pë rqind në 22,482.89 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.7 për qind në 1,758.35 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra afërssiht me 5 për qind duke shkuar në nivelin e tij më të ulët që prej vitit 2016.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.