Çmimet e naftës shënuan rënie këtë të premte.
Çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 21 cent duke u tregtuar me 49.46 dollarë për fuçi.
Edhe çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane shënuan rënie me 10 cent, duke u tregtuar me 47.23 dollarë për fuçi.
Ministri i Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, u shpreh për Reuters se tregu nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje duke shtuar gjithashtu se ai ishte në rrugën e duhur.
Kjo situatë do të diskutohet edhe në mbledhjen që do të mbahet më 26-28 shtator, ku do të marrin pjesë anëtarët e Organizatës së Vendeve të Eksportuese të Naftës (OPEC)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.