Edhe mëngjesin e ditës së sotme, dollari amerikan shënoi rënie kundrejt jenit. Ai ra me 0.5 për qind dhe u këmbye me 112.78 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra në nivelin 92.734 .DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto katër javët e fundit.
Gjatë gjithë këtij viti ky indeks ka shënuar rënie afërsisht prej 9 për qind.
Monedha euro avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1929 euro për dollarë amerikanë. Gajtë gjithë këtij viti, kjo monedhë ka shënuar një rritje afërsisht me 13 për qind.
Dollari australian shënoi nivelin e tij më të lartë kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7799 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Edhe dollari kanadez avancoi shumë kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.2613 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.