Dollari amerikan shënoi rritje edhe mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit.
Ai u rrit me 0.31 për qind dhe u këmbye me 110.71 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.3 për qind duke shkuar në 95.323 .DXY.
Monedha euro ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3128 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët në këto 11 javët e fundit.
Sterlina u këmbye në nivelin e saj më të lartë kundrejt dollarit amerikan, në 1.3128 sterlina për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3128 GBP për USD, njëkohëssiht edhe niveli i tij më i ulët në shtatë javët e fundit.
Lira turke ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 4.7639 lira për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.