Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, rritje kjo për të pestën ditë rradhazi. Një rrtije e tillë po vazhdon të ndodhë nga dita në ditë si pasojë e rritje së besimit të investitorëve pas një rënieje të lehtë që shënuan në fillim të këtij muaji.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonië u rrit me 0.4 për qind, edhe pse shumë tregje aziatike ishin të mbyllura si pasojë e Vitit të Ri Lunar.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.2 për qind në 21,720.25 pikë. Gjatë gjtihë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 1.6 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.1 për qind në 1,737.37 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.