Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.25 për qind. Gjatë kësaj jave, ky indeks shënoi një rritje me 1 për qind.
Indeksi i aksioenve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.9 për qind në 22,601.77 pikë, mbyllja më e lartë që prej 8 gushtit. Gjatë kësaj jave ai shënoi një rritje prej 1.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.7 për qind në 1,709.20 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, u rrit me 0.55 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.35 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.