Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.5 për qind, duke shënuar nivelin e tij ë të lartë që prej qershorit të vitit të kaluar.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, u rrit me 2.5 për qind, ndërsa rritja mesatare për gjatë gjithë javës ishte me 2.4 për qind.
Eksportet kineze për muajin janar u rritëm me 7.9 për qind, ndërsa importet me 16.7 për qind. Rritje të tilla i kaluan pritshëmritë dhe e forcuan ekonominë në këtë fillim viti.
Edhe në frontin politik, situate duket e qetë, sidomos pas deklaratës së Trumpit i cili u shpreh se do të vazhdonte t’i ruante marrëdhëniet me Kinën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.