Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.1 për qind duke shkuar në 23,672.52 pikë.
Investitorët janë shumë optimist dhe shprehen se Nikkeit mund të arrijë të shkojë shumë afër nivelit prej 24,129.34 pikësh, të shënuar më 23 janar dhe pse jo edhe ta kalojë atë. Nëse një gjë e tillë do të realizohet atëherë ai do të arrijë të shënojë nivelin e tij më të lartë që prej nëntorit të vitit 1991.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.5 për qind, duke shkuar kështu në nivelin 1,785.66 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, u rrit me 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 1.5 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.