Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 4.6 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze, CSI 300 u rrit me 2.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.8 për qind në 23,869.93 pikë, duke shënuar kështu edhe nivelin e tij më të lartë në këto tetë muajt e fundit.
Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 3.4 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.9 për qind në 1,804.02 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.