Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, indeks i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 2.6 për qind, duke shkuar kështu në 20,864.21 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 2.2 për qind, duke shkuar në 1,572.60 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.68 për qind duke shkuar në 2,671.89 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.45 për qind, duke shkuar në 2,190.47 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.10 për qind, duke shkuar në 28,171.33 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.