Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 1.1 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë nqë prej 2 tetorit të vitit të kaluar.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.6 për qind, duke shkuar kështu në 21,431.49 pikë, njkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 17 dhjetorit të kaluar.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.4 për qind, duke shkuar në 1,613.47 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.3 për qind duke shkuar në 28,514.05 pikë.
Indeksi i aksioenve të Koresë së Jugut, Kospi, u rrit me 1.09 për qind, duke shkuar kështu në 2,229.76 pikë.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 u rrit me 0.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në 2,761.22 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.