Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.55 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.8 për qind, duke shkuar kështu në 21,450.85 pikë. Gjatë kësaj jave ky indeks ka shënuar një rritje prej 0.2 për qind,
Indeksi i aksioneve Topix ka shënuar një rritje prej 0.9 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, është rritur me 0.56 për qind, duke shkuar në 29,012.26 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ka shënuar një rritje prej 1.04 për qind, duke shkuar në 3,021.75 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ka shënuar një rritje prej 0.95 për qind, duke shkuar në 2,176.11 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.