Edhe mëngjesin e kësaj të premteje aksionet aziatike shënuan rritje.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, u rrit me 1.0 për qind në 18,620.75, niveli i tij më i lartë që prej 11 prillit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix avancoi me 1.1 për qind në 1,488.58.
Indeksi i aksioneve JPX-Nikkei 400 u rrit me 1.1 për qind në 13,321.58.
Indeksi i aksioneve kineze në Shangai , SSEC, u rrit me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, HSI, u rrit me 0.8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.