Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme. Një rritje e tillë erdhi menjëherë pas mbledhjes së OPEC-ut në të cilën u vendos se ndërprerja e prodhimit të naftës do të shtyhet deri në tremujorin e parë të vitit 2018.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 45 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 54.41 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 40 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 51.76 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.