Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 35 cent dhe u treguan me 61.53 dollarë amerikanë për fuçi. Gjatë kësaj jave Brent u rrit me 1.7 për qind.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 79 cent dhe u tregtuan me 52.86 dollarë amerikanë për fuçi. ËTI u rrit me 1.8 për qind gjatë kësaj jave.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1,289.74 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë në më shumë se një javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.