Vazhdon saga e monedhës virtuale

15/08/2017 12:56 PM 0 komente

Bitcoin, shumë e suksesshme në Iran dhe në shtetet ish-sovjetike.

Eksperti Derin Cag, anëtar bordi i Humaniq ka parashikuar një të ardhme të ndritshme për Bitcoin në Iran dhe vendet ish-sovjetike, duke qenë se ajo po shënon rritje gjithnjë e më të madhe.

“Për shumë vende të tilla si Irani apo vendet ish-sovjetike, Bitcoin po cilësohet për sfidën intelektuale që ajo ofron dhe mbi të gjitha për mundësitë e krijimit dhe shtimit të pasurisë. Me aftësitë e mëdha intelektuale dhe teknologjike të shumë njerëzve në këto vende dhe hendekun e madh të pasurisë që është në nivele shumë të ulëta, Bitcoin siguron liri dhe ne mendojmë se do të ketë një të ardhme të ndritur”, u shpreh z. Cag.

Një ditë më parë, Bloomberg raportoi se Bitcoin u rrit me mbi 4 mijë dollarë për herë të parë me rritjen e optimizmit se transaksionet më të shpejta do të përshpejtojnë përhapjen e kriptomonedhës.

“Përpjekja e thjeshtë për të pranuar Bitcoin në mbarë vendin mund të rrisë turizmin dhe PBB-në e këtyre vendeve në një nivel të konsiderueshëm. Për shembull, CoinMarketCap.com vizitohet nga 50 milionë vizitorë në muaj, dhe ky komunitet mund t’i rrisë mundësi të tilla”, tha ai më tej.

Liria financiare nga Bitcoin është një koncept i ri për shumë njerëz, sepse institucionet kanë qenë gjithmonë nën kontroll të ofertës monetare që vendoset nga bankat. Bitcoin është më shumë se një monedhë, ajo u jep njerëzve sovranitetin, duke u lejuar atyre që të jenë institucioni i tyre financiar, pa përfshirjen e palëve të treta.

“Teknologjia bazë e bllokimit që qëndron prapa Bitcoin do të përdoret si infrastrukturë kritike e Industrisë 4.0, duke u bërë një ndër shtyllat kryesore të inovacionit, vijoi eksperti.

Dhe mbi të gjitha, Bitcoin, përfaqëson demokratizimin e parave në një shkallë globale”.

Nga Farhad Daneshvar/ Trend News Agency

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz