Asistentja kirurgjikale Otilia Florescu shtatë vjet më parë mendonte se nuk do të kthehej kurrë në shtëpi, ndërsa u largua nga Rumania për një punë që paguhej shumë më mirë në Itali.
Aktualisht ajo po planifikon kthimin, për ti shërbyer dyndjes së të huajve me probleme dentare, kirurgji plastike dhe procedura të tjera – për gjysmën e kostos që janë të detyruar të paguajnë në vendet e tyre, ose më pak. Rritja e industrisë së turizmit mjekësor, e cila prodhon rreth 250 milionë dollarë të ardhura vjetore për Rumaninë, i jep Florescu mundësinë për tu ribashkuar me familjen e saj pa kosto financiare.
Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Hungaria, në mesin e vendeve më të goditura në Evropë nga kriza ekonomike që filloi në vitin 2008, po investojnë në klinika të pastra dhe efikase për të joshur evropianët perëndimore dhe amerikanët për procedura mjekësore të cilat nuk mbulohen nga siguracioni.
Strategjia në një fushë ku papunësia arrin deri në 20 për qind ka të ngjarë të ndihmojë të pengojë largimin e një fluksi personeli mjekësor drejt perëndimit të pasur.