Natyra ndonjëherë është mjeshtre në krijimin e veprave të artit të cilat as njeriu nuk është në gjendje t’i realizojë.
Bëni me ne një udhëtim nëpër botë, për të parë disa nga vendet më të bukura që ka krijuar mëma natyrë në formën e zemrës…
1.Ishulli Corazón, Argjentinë
Ky ishull rrethohet nga një pyll i dendur pranë ujërave të liqenit Mascardi, në zonën e liqeneve në veri të Patagonisë, në Argjentinë.
2.Liqeni Calvaresc, Zvicër
Ky liqen në mal ndodhet në Canton Ticino dhe njihet mirë nga adhuruesit e shëtitjeve. Ju mund të flini në Capanna Buffarola, një hotel i vogël aty pranë, në komunën Rossa.
3.Cœur de Voh, Kaledonia e Re
Bëhet fjalë për një formacion natyror të përbërë nga bimë (ose pemë) në Kaledoninë e Re. Shumë çifte vijnë në këtë vend për muajin e mjaltit.
4.Liqeni në vargmalet Chamar-Daban, Rusi
Chamar-Daban janë vargmale që shtrihen në juglindje të liqenit Bajkal, në jug të Siberisë. Mes këtyre maleve ka një numër të madh liqenesh me forma nga më të çuditshmet.
5.Paleokastritsa, Korfuz
Është një ndër vendet më të bukura dhe piktoreske në veriperëndim të Korfuzit. Peizazhi është një kombinim i ujërave blu në të gjelbër dhe plazheve shkëmbore të mrekullueshme nëpër gjire, një prej të cilave ka formën e zemrës.
6.Ishulli Galesnjak, Kroaci
Njihet edhe si “ishulli i të dashuruarve” dhe është aq i famshëm sa është bërë simbol i çifteve romantike, ndoshta edhe sepse është pothuaj i pabanuar. Ai gjendet mes kanalit të Pašman e ishullit Turanj dhe nëse pyesni për të, të gjithë e njohin.
7.Liqeni Antrona, Piemonte, Itali
Ky liqen, që ndodhet në provincën e Verbano-Cusio-Ossola, është formuar për shkak të një rrëshqitjeje toke, që në vitin 1600 mbuloi gjithë qytetin antik të Antrona-s, i ndërtuar më vonë diku tjetër. Në vitet e fundit, rreth liqenit është krijuar një shteg natyror shumë romantik.
8.Liqeni Scanno, Abruzzo, Itali
Duke qenë se Scanno është liqeni më i madh natyral në Abruzzo, janë krijuar plazhe artificiale me gurë për turistët që vijnë në verë. Në varësi të pikëshikimit, në disa raste duket si zemër, si për shembull duke e parë nga Frattura Nova.
9.Liqeni Trnovačko, Mali i Zi
Ky liqen në Mal të Zi është i njohur për formën e tij si zemër. Ndodhet 1500 metra mbi nivelin e detit dhe gjatë verës vizitohet nga një numër i madh turistësh që pëlqejnë të shohin zemrën e tij prej smeraldi.
10.Port de la Guittière, Francë
Ndodhet pranë Talmont Saint Hilaire, në Vendea, në bregun perëndimor të Francës, një fshat i njohur për mbledhjen e midhjeve.
11.Praia dos Castelhanos, Brazil
Ky plazh ndodhet pranë Ihhabela, në San Paolo dhe në të mund të shkohet vetëm nëpërmjet varkave apo me një jeep. Pas një pylli tropikal, në fund ndeshesh me këtë plazh që është një parajsë e vërtetë.
12.Lindos, Rodi, Greqi
Ky ishull shkëmbor në Egjeun Mesdhetar është një ndër më të dashurit dhe më të frekuentuarit nga turistët gjatë verës. Fsheh shumë gjire, mjafton të shihni me kujdes.