Vendet ku njerëzit paguajnë më shumë dhe më pak taksa

13/07/2017 11:56 AM 0 komente
vendet qe paguajne me shume

E përbashkët e 10 vendeve anëtare të OECD ku të punësuarit paguajnë më shumë taksa: të gjithë janë në Europë.

Vendi me taksat më të larta është Belgjika, ku punëtorëve iu duhet të paguajnë më shumë se gjysmën e parave që ata fitojnë në formën e taksës mbi të ardhurat dhe të kontributeve shoqërore dhe shëndetësorë.

Norma e taksave në Belgjikë është rreth 5 pikë përqindje më e lartë se Gjermania, vendi i dytë me taksa më të larta.

Sipas të dhënave nga raporti i “Taksave mbi Pagat 2017”, mesatarisht në 35 vendet anëtare të OECD, individët kontribuojnë rreth një të tretën e pagës së tyre.

Gjithsesi, punëtorët në 10 vendet me normë më të lartë marrin pagesa të larta.

Pas belgëve, të cilët paguajnë 54%, të dytët dhe të tretët, përkatësisht në Gjermani dhe Hungari, individët paguajnë 49.4% dhe 48.2%.

Raporti mat nivelin e taksave mbi të ardhurat personale dhe kontributet për sigurimet shoqërore në secilin vend të OECD duke përllogaritur pagën pas tatimit. Të ardhurave nga pagat i zbriten taksat, kontributet, minus përfitimet familjare të marra si përqindje e kostove të punës së përgjithshme të punëdhënësit.

vendet qe paguajne me shume

Vendet me taksa të ulëta

Ndërsa vendet europian kanë një normë të larta taksash për individët, disa prej tyre janë në kategorinë e vendeve me taksa të ulëta.

Vendet, ku norma e taksave është më e ulët se mesatarja e OECD prej 36% janë: Polonia 35.8%, Mbretëria e Bashkuar 30.8%, Irlanda 27.1, dhe Zvicra 21.8%.

Krahas tyre janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 31.7%, Australia me 28.6% dhe Izraeli me 22.1%.

Vendet me normë më të ulët janë Meksika me 20.1%. Zelanda e Re me 17.9% dhe Kili me 7%.

vendet qe paguajne me pak

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz