Shqipëria zë vendin e 94, ndër 130 të tjera, në listën e shteteve të rankuara nga FM Global për 3 faktorë: ekonomia, menaxhimi i riskut, si dhe furnizimi…
Indeksi ofron një renditje vjetore të 130 vendeve dhe sipas elasticitetit të tyre të të bërit biznes dhe për të realizuar furnizimin e duhur, në raste menaxhimi rrisku.
Një vit më parë, vendi ynë ishte pozicionuar në vendin e 92, duke zbritur dy vende kështu gjatë këtij viti.
Shtetet që kanë parë zbritjen më të madhe këtë vit është Ukrahina, e 107-a, ku paqëndrueshmëria politike, e kombinuar me infrastrukturën e ulët, luajtën rol kryesor.
Një tjetër shtet që pa ulje, ishte Greqia, e rankuar e 65, nga 54 që ishte vjet, ku rol për këtë ka luajtur lëvizjet politike dhe frustrimi i shtetit për të marrë një tjetër ndihmë.
E krahasuar me rajonin, vendi ynë qëndron i parafundit në listë, ku në fund e rankuar e 99-ta është Bosnja dhe Hercegovina, pjesa tjetër e vendeve të rajonit vendoset para nesh në listë, përkatësisht: Maqedonia e 72, Turqia 85, Mali i Zi 67, Kroacia 51, Bullgaria 75.
Sipas tabelës së informuar për gjendjen në Shqipëri, shikojmë se për nga faktori ekonomi, Shqipëria zë vendin e 87 për 2015, duke u ngritur 5 vende nga viti 2014, që ishim pozicionuar të 92. Për sa i përket menaxhimit të riskut, këtë vit jemi në vendin e 84, duke humbur plot 8 vende nga viti 2014, ndërsa për zinxhirin e furnizimit qëndrojmë në vendin e 100, nga 130 vende gjithsej.
Për këtë analizë, janë marrë në konsideratë:
- PBB-ja e shteteve
- Risku politik në përfshirje me terrorizmin
- Lidhja e shtetit me furnizimin me naftë
- Cilësia e menaxhimit të riskut për fatkeqësi natyrore ose ndryshe
- Kontrolli i korrupsionit
- Cilësia e infrastrukturës
Vendet e pozicionuara në 10 e parë:
- Norvegjia
- Zvicra
- Hollanda
- Irlanda
- Luksemburgu
- Gjermania
- Katar
- Kanada
- Finlanda
- SHBA
Vendet e pozicionuara në 10 e fundit:
- Taxhikistan
- Egjipt
- Pakistan
- Xhamaika
- Honduras
- Republika Domenikane
- Nikaragua
- Mauritania
- Repulika e Kirkizit
- Venezuela
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.