Vendet me plazhet më të bukura dhe të pastra në botë

04/06/2018 5:33 PM 0 komente

Spanja, Greqia dhe Turqia, me një total prej më shumë se 1500 plazhesh të pastra dhe me shërbime cilësore nga 4400, janë vendet në Hemisferën e Veriut në krye të klasifikimit 2018 të Foundation for Environmental Education (Fee) që çdo vit jep ‘Flamujt blu’ jo vetëm për ujërat e kristalta por edhe për cilësinë e detit, menaxhimin e territorit, impiantet e pastrimit, menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e zonave natyrore.

Në top 10 të listës që përfshin 45 vende, nga Japonia tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Brazili në Zelandë të Re, nga Meksika në Rusi, janë Portugalia (329 plazhe), Danimarka (213), Kroacia (92), Irlanda (83) dhe Anglia (64).

Në vendet e fundit të klasifikimit, që në imagjinatën kolektive janë si një kartolinë, është Saint Martin, pjesë e Leeward Islands në detin e Karaibeve, me vetëm një plazh, dhe Zelanda Re, edhe kjo me vetëm një flamur cilësie.

Edhe Bahamas shfaqen në këtë renditje, jo për plazhet, por për dy porte turistike.

Vendi Numri i plazheve Porte turistike Pikët
Spanjë 590 101 696
Greqi 519 15 535
Francë 399 107 506
Turqi 459 22 481
Itali 368 70 438
Portugali 332 18 359
Danimarkë 215 25 240
Holandë 62 123 185
Gjermani 42 95 137
Kroaci 92 27 119
Irlandë 83 7 90
Angli 65 65
Qipro 61 1 62
Afrikë e Jugut 45 7 61
Meksikë 53 2 55
Wales 43 3 51
Izrael 49 2 51
Kanada 27 9 36
Islandë 4 6 35
Poloni 23 10 33
Mali i Zi 29 1 30
Republika Dominikane 30 30
Norvegji 17 5 26
Belgjikë 14 9 23
Letoni 20 3 23
Marok 21 1 22
Suedi 5 10 15
Sloveni 12 3 15
Bulgari 13 1 14
Ukrainë 14 14
Puerto Rico 7 1 12
Maltë 12 12
Irlanda e Veriut 9 2 11
Brazil 6 4 10
Rusi 7 7
US Virgin Islands 4 2 6
Jordani 4 1 5
Lituani 5 5
Rumani 4 4
Zelandë e Re 1 3 4
Estoni 3 3
Japoni 2 2
Bahamas 2 2
Sint Maarten 1 1 2
Serbi 1 1

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz