Expert Market ka hartuar një klasifikim botëror që qyteteve që ofrojnë raportin më të mirë mes jetës profesionale dhe kohës së lirë. Klasifikimi është realizuar duke marrë për bazë të dhënat e bankës UBS për orët e punës dhe ditët e pushimeve në këto qytete.
Në renditje janë përfshirë 13 desinacione europiane, nga të cilat dy janë në Francë dhe asnjë në Mbretërinë e Bashkuar. Banorët e këtyre qyteteve punojnë mesatarisht 33.5 orë në javë.
1-Parisi
Kryeqyteti francez llogarit në total 30.84 orë në javë, pra 1,603.8 orë në vit, gati 18% më pak sesa mesatarja botërore.
2. Lion
Është qyteti i dytë në botë me raportin më të mirë mes punës dhe kohës së lirë. Qytetarët e tij kalojnë në zyrë mesatarisht rreth 31.36 orë në javë ose 1,603 orë në vit me një total prej 28.5 ditë pushimi.
3. Moska
Kush banon në kryeqytetin rus punon mesatarisht 1,646 orë në vit ose 31.66 orë në javë me 31 ditë pushimi në vit
4. Helsinki
Mesatarisht qytetarët e Helsinkit punonnë rreth 6.5 orë në ditë, për një total prej 31.91 orë në javë ose rreth 14% më pak se mesatarja ditore.
5. Viena
Kryeqyteti austriak llogarit mesatrisht orë pune në javë rreth 32.27 ose 1,678 orë në vit me 27 ditë pushime.