Vendi me Reputacionin më të Mirë në Botë për 2017

06/07/2017 12:06 PM 0 komente

Reputacioni i një vendi ka ndikim të madh në ekonomi. Jo vetëm që është avantazh për importin dhe eksportin, por edhe pse tërheq më shumë turistë, saqë mund ta bëjë një imazh në vetvete. Për vitin 2017, Vendi me Reputacionin më të Mirë në Botë është Kanadaja.

Këtë e bën të ditur raporti Country RepTrak 2017, indeksi i Reputation Institute (Institutit të Reputacionit) që mat reputacionin e 55 vendeve me PBB-në më të lartë.

Sipas ekspertëve, çdo pikë e indeksit të reputacionit të një vendi ka një ndikim mesatar 3.1 % në rritjen e fluksit turistik dhe 1.7% në eksporte.

Ky raport bazohet në një sondazh me një kampion prej 39 mijë personash të intervistuar marsin e kaluar. Për të hartuar raportin u analizuan 17 aspekte, ndër të cilat politikat publike, ekonomia dhe atraktiviteti turistik.

Në vitin 2016, ishte Suedia që zinte vendin e parë në podium. Pas Kanadasë, klasifikimi vijon me Zvicrën, Suedinë, Australinë, Zelandën e Re, Norvegjinë, Finlandën, Danimarkën, Holandën dhe Irlandën.

Ndërsa Greqia është vendi që ka regjistruar rritjen më të madhe krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar: +14,3%. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar humbi 5 pozicione për shkak të Brexit (-8,1%), rënia më e madhe kundrejt të gjitha vendeve të marra në konsideratë, një tregues se muajt e parë të Presidencës së Trump nuk patën popullaritet.

 

Klasifikim - reputacioni

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz