Venecia, një prej qyteteve më të preferuara nga turistët dhe njëkohësisht me një numër të lartë të tyre jo vetëm gjatë sezonit turistik, ka vendosur disa taksa të reja për të gjitha ata që dëshirojnë ta vizitojnë atë.
Për shumë prej banorëve që jetojnë këtu, jeta është vështirësuar shumë nga numri i lartë i turistëve që e vizitojnë Venecian, ndërkohë që shumë çifte të reja e kanë të pamundur të qendrojnë në këtë qytet dhe detyrohen të largohen pasi krijojnë familje dhe dalim më vete, sepse këtu nuk po ndërtohen me pallate të reja dhe njëkohësisht askush nuk u jep atyre shtëpi me qira, të cilat janë të rezervuara për pushuesit e shumtë.
Shumë i lartë është edhe numri i kroçerave në vit që kanë si destinacion përfundimtar Venecian dhe që së bashku me nurmin e madh të turistëve që sjellin me vete, ato krijojnë edhe një valë gjigande në formë cunami e cila përplaset në godinat që ndodhen në të dyja anët duke i shkatërraur ato.
Prandaj administrata e qytetit të Venecias ka prezantuar së fundmi taksën më të re, e cila është në formën e një bilete hyrësë dhe që varion nga 2 deri në pesë euro, por që gjatë pikut të sezonit mund të shkojë edhe në 10 euro.
Kjo taksë do të hyjë në fuqi që nga muaji maj i këtij viti dhe do t’i shërbejë gjithashtu administratës së këtij qyteti për të përcaktuar me saktësi se sa është numri i vititorëve që vizitojnë Venecian në një ditë.
Kjo është ndryshe nga taksa e turizmit, sepse kjo do të paguhtet edhe nga ata turistë që e vizitojnë Venecian vetëm për disa orë.
Nëse në 2017, 10 milionë turistë paguan taksën e turizmit, pritet që kjo taksë që njihet si bileta hyrëse për në Venecia do të paguhet nga rreth 27 milionë vizitorë.
Sipas burimeve të administratës lokale, nga ky sistem i ri tatimi mund të gjenerohen 50 milionë euro në vit, nga 30 milionë euro në vit që gjenerohen nga taksa e turizmit.
Nuk është hera e parë që administrata e këtij qyteti ndërmerr nisma të tilla në mbrojtje të qytetit të saj. Në shtatorin e vitit të kaluar ajo prezantoi taksën që ndalonte turistët të uleshin në tokë, me gjoba që fillonin nga 50 deri në 500 euro.
Më vonë u lajmërua gjithashtu se do të gjobiteshin edhe të gjithë ata që pinin pije të ndryshme alkolike në rrugë dhe se do të gjobiteshin nëse shikoheshin që po konsumonin pije të tilla edhe nëse ato do të ishin të mbedhura me një letër të patejdukshme. Një vendim i tillë u mor pasi numri i personave të pirë që endeshin në rrugët e këti qyteti po shënonte rritje nga viti në vit.