Vepra arti në vende të pazakonta

19/03/2019 5:22 PM 0 komente

Keni menduar gjithnjë se që të shihni një vepër arti, mundësia e vetme do të ishte një muze?

Gaboheni.

Në botë, ekzistojnë skulptura që janë realizuar në vende vërtet të pazakonta, në shkretëtira, pista skish, në vende që nuk kanë lidhje me artin…

 

Piruni, në liqenin e Gjenevës

Në Zvicër, në Vevey ju mund të shikoni një pirun… në një liqen. I realizuar në vitin 1995, nga dy artistë vendas, Jean-Pierre Zaugg e Georges Favre, piruni është në çelik inoks dhe një reklamë e suksesshme për Alimentarium, Muzeun e Ushqimeve. Nëse do ta shihni nga larg, efekti është vërtet padyshim surreal.

 

Akullorja me kaush në tarracën e një ndërtese në Këln

Ndodhemi në Këln, në Gjermani, ku në fakt, “kaushi i përmbysur është në të vërtetë një skulpturë e artistit holandez Coosje van Bruggen, i cili e merr frymëzimin nga jeta e përditshme. Kjo vepër arti ndodhet në tarracën e Neumarkt Galerie.

 

Një “mal” në shkretëtirën e Kalifornisë

Quhet Salvation Mountain, (Mali i shpëtimit). Në fakt, është një mal jo i vërtetë dhe me shumë ngjyra në Slab City, një komunitet në jug të shkretëtirës së Kalifornisë dhe në veri të Calipatra. Ai është realizuar me kashtë dhe me tulla dhe zbukuruar me lule dhe simbole religjioze. Salvation Mountain është vepër vizionare e ish-veteranit Leonard Knight, i cili ia kushtoi jetën Zotit.

 

Cadillac… me ‘kokëposhtë’

Cadillac Ranch, e cila daton në vitin 1974, është fryt i idesë se milionerit Stanley Marsh 3 dhe e komunitetit artistik të San Francisko, The Art Farm. Në një fushë të braktisur në zemër të Teksasit, dhjetë Cadillac të zbukuruar me grafitë, janë ‘mbjellë’ në një terren me ‘kokë poshtë’ me drejtim nga perëndimi, ashtu si Piramidat e Keopsit. Kjo është një vepër arti në lëvizje të vazhdueshme. Në 2005 makinat u lyen të gjitha në rozë, për të përkujtuar gjithë ata njerëz që kanë humbur luftën e tyre me tumorin apo kancerin.

 

Silueta njerëzore në një plazh në Liverpool

Quhet “Another Place” (Një vend tjetër), një instalacion i realizuar nga Antony Gormley në Crosby Beach, plazh në zemër të Liverpool. 100 silueta njerëzore, me peshë 650 kilogramë ndodhen në gjithë plazhin me shikimin nga deti dhe horizonti, në një pritje të heshtur. Ato janë një instalacion i përhershëm që eksploron lidhjen mes njeriut dhe natyrës.

 

Dora në shkretëtirën Atacama

Në zemër të shkretëtirës së Atacama, është një dorë gjigante që del nga rëra. Kjo është vepër e Mario Irarrázabal, realizuar me hekur dhe e mbuluar me beton të përforcuar. E lartë 11 metra, ajo është një lloj thirrje për ndihmë që vjen nga thellësia e tokës.

 

Skulpturat në pistat me borë në Val di Fiemme

Në Val di Fiemme ju mund të bëni ski dhe të admironi 14 instalacione bashkëkohore të realizuara nga artistë më famë ndërkombëtare.

 

Burimi: Si Viaggia.it

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of