Vera “çmend” çmimet e linjave low cost, ja sa ulen në vjeshtë

15/08/2017 8:52 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“Arratia” e  shqiptarëve drejt destinacioneve jashtë kufijve është një tendencë në rritje vit pas viti. Disa udhëtojnë për punë, disa tek të afërmit dhe një pjesë e konsiderueshme për turizëm. Por akoma dëshirën për të udhëtuar jashtë po e mbajnë të ndrydhur në një pjesë të mirë çmimet e kripura të biletave. Viteve të fundit ka pasur një tentativë për futjen në treg të linjave low cost në disa destinacione por që duket as këto të fundit nuk i kanë shpëtuar dot sjelljes së simotrave normale të tyre me çmime që nuk reflektojnë aspak një pagesë low-cost, përkundrazi ato luhaten mes çmimeve mestarë dhe në disa raste të larta. Monitor kreu një vëzhgim së fundmi për tre destinacione ku operojnë linja low cost, dhe çmimet e biletave që aplikohen nga secila. Konkretisht destinacionet janë Tiranë-Budapest -Tiranë, Tiranë-Amsterdam-Tiranë, Tiranë-Paris-Tiranë.

Çmimet

Destinacioni i parë është Tiranë-Budapest-Tiranë.

Kompania që operon në këtë destinacion është Wizz Air, një kompani hungareze e njohur për kostot e lira të fluturimit. Në gusht, çmimi më i ulët që ofrohet vetëm vajtje për këtë destinacion është në datë 31 gusht, me një vlerë prej 109.99 euro.

Menjëherë pas mbylljes së gushtit, me ardhjen zyrtare të vjeshtës, duket se kemi edhe një ulje të çmimeve që më 5 shtator prekin nivelin e 89.99 euro për të vijuar me një rënie të mëtejshme në tetor kur në datë 10 shtator arrijnë deri në 29.99 euro.

Për kahun e kundërt të udhëtimit, pra nga Budapesti drejt Tiranës, çmimet duket se janë më ekonomike. Në gusht ato mund të arrihen minimalisht me një çmim 24.99 euro në 29 gusht ndërsa në shtator ato prekin një nivel tjetër minimal prej 19.99 euro për person.

Tiranë-Amsterdam-Tiranë është linja e dytë që operohet nga kompania Transavia. Nga Tirana një biletë përgjatë gjithë gushtit është në limitet e 319 euro vetëm vajtje, ndërkohë që në fillim të shtatorit dhe konkretisht në datë 4, çmimi ulet në 196 euro.

Në fund të shtatorit çmimi më i ulët arrin në 62 euro. Edhe në këtë rast, kthimi është më ekonomik pasi nga Amsterdami në Tiranë mund të udhëtosh me një biletë që kushton maksimalisht 54 euro në ditët e mbetura të gushtit por që në data të caktuara mund ta rezervosh edhe me 34 euro. I njëjti trend çmimesh ruhet edhe gjatë shtatorit dhe tetorit.

Transavia është e njëjta linjë që operon edhe në destinacionin Tiranë- Paris-Tiranë ku nisja bëhet nga Tirana International, ndërkohë që në Paris avioni ulet në Aeroportin e Orlit. Në gusht që të udhëtosh drejt Parisit të duhen të paktën 350 euro në vajtje ndërkohe që ka dhe opsione më të lira si me 220 euro në 22 gusht.

Në shtator, çmimet fillojnë të ulen në kufijtë e 220 eurove dhe 180 eurove për të njëjtin fluturim për të kapur një nivel minimal prej 56 eurosh në 3 tetor 2017. Nga ana tjetër kthimi nga Parisi në Tiranë gjatë këtyre ditëve kushton nga 212 euro në 57 euro në 24 gusht. Në shtator dhe tetor çmimet luhaten maksimalisht në 57-66 euro.

 

Fluturimi Tiranë-Paris-Tiranë, gusht 2017

paris tirane

 

Fluturimi Shkup-Budapest,  Wizzair

Shkup-Budapest

 

Fluturimi Tiranë-Paris-Tiranë, tetor 2017

paris tiranne

Fluturimi Tiranë- Budapest, Wizzair

 

tirane-budapest 11

 

Fluturimi Tiranë-Amsterdam-Tiranë, tetor 2017

tirane amsterdam 2

 

Fluturimi Tiranë-Amsterdam-Tiranë, gusht 2017

tirane-amsterdam-tirane

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz