Vera nuk ka mbaruar! Destinacionet më të mira europiane ku mund të shkoni në plazh në tetor

02/10/2017 6:46 PM 0 komente

Ku mund të bëni plazh në tetor? Nëse nuk keni shkuar me pushime gjatë kësaj vere dhe po planifikoni një udhëtim në tetor, ne ju vijmë në ndihmë me disa nga destinacionet më të mira në Europë se ku mund të shkoni.

Vende të mrekullueshme mbi të gjitha gjatë këtij sezoni, kur numri i turistëve bie ndjeshëm dhe çmimet përgjysmohen…

 

Malta

Malta është një vend klasik për të bërë pushime pranë detit në tetor. Arkipelagu i Maltës, në zemër të Detit Mesdhe, ruan temperaturat e verës deri në vjeshtë. Numri i turistëve në vjeshtë bie, po ashtu edhe çmimet – Malta bëhet një vend ideal për të kaluar edhe një fundjavë.
Malta ka shumë për të ofruar – përtej plazheve të mrekullueshme, qyteti ka mjaft muze të rëndësishëm dhe monumente për të vizituar, zona arkeologjike dhe atraksione turistike. Edhe nëse bie shi, ju nuk do të mërziteni.

 

Formentera

Formentera

Ishujt Balearë janë një destinacion i mrekullueshëm në tetor – sigurisht pa dyndjen klasike të turistëve në muajt e verës. Pikërisht për këtë arsye, ia vlen t’i frekuentoni në këtë periudhë – ju do të keni gjithë plazhin për vete, çmimet janë të përgjysmuara, uji i detit është ende i ngrohtë. Në veçanti ju këshillojmë Formentera, ku mund të shijoni në liri të plotë e qetësi plazhet e saj të bukura. E nëse lodheni duke qëndruar në plazh, ju mund të shkoni në Ibiza ku mund të shijoni mjaft atraksione turistike, monumente, muze e dyqane pa fund.

 

Malaga

Malaga

Një tjetër destinacion për të shkuar me pushime në tetor është Costa del Sol, në jug të Spanjës, dhe kryeqyteti i saj Malaga, një qytet me hotele të mëdha dhe një plazh i rrethuar me palma. Struktura të ndryshme qëndrojnë të hapura edhe në tetor. Temperaturat e ngrohta ju lejojnë të bëni plazh edhe jashtë sezoni. Nga Malaga ju mund të shkoni edhe më në jug, drejt Torremolinos, Fuengirola e Marbella. Përveç detit, Malaga ka edhe shumë lokale, muze, zona arkeologjike, kisha, pallate e kështjella. Për të mos u humbur është Alcazaba. Ndër të tjera organizohen udhëtime me autobus deri në Granada, të cilën mund ta vizitoni gjatë një dite.

 

Lampedusa-

Lampedusa

Lampedusa është një destinacion tjetër që ju këshillojmë të shkoni me pushime në tetor. Ishulli ofron peizazhe spektakolare dhe plazhe të mrekullueshëm, përveç plazhit të bukur të Conigli ju rekomandojnë edhe Cala Tabaccara.

 

Villasimius

Villasimius

Nuk mund të mungonte Sardegna. Ju këshillojmë veçanërisht plazhet në brigjet jugore dhe lindore të mbrojtura nga era. Spikat lokaliteti i Villasimius, me plazhe me rërë të butë dhe temperatura të ngrohta edhe gjatë tetorit.

 

Qipro

Qipro

Një destinacion tjetër që ju propozojmë për pushime në tetor është ishulli i Qipros, gjatë verës temperatura i kalon 40 gradë, kështu që në vjeshtë është i përsosur për të shkuar në plazh. Ishulli është i ndarë në dy shtete – pjesa greke dhe ajo turke – të dy territoret ofrojnë peizazhe të mrekullueshme. Një plazh i bukur që po bëhet një destinacion popullor i turizmit europian është Nissi Beach, në lokalitetin Ayia Napa, në bregdetin turk.

 

Kreta

Kreta

Nuk mund të mungonte Greqia me ishujt e saj ku mund të bëni plazh edhe në vjeshtë. Në veçanti ju këshillojmë ishullin e Kretës – ju veç duhet të zgjidhni mes plazheve të shumta. Nëse koha nuk është e mirë, ju mund të vizitoni qytetin e muzetë, të bëni shopping dhe të vizitoni zonat e saj turistike.

 

Mykonos

Mykonos

Mykonos është një tjetër destinacion ideal për të shkuar në plazh në tetor. Ky sezon po ashtu është i favorshëm për të vizituar zonën arkeologjike pranë ishullit Delos, kështu nuk do të digjeni nga rrezet e diellit të ditëve të nxehta.

 

Ishujt Canarie

Ishujt Kanarie

Në fund, ishujt Kanarie, të cilat ofrojnë një larmishmëri plazhesh, me aktivitete të ndryshme në secilin prej ishujve të arkipelagut.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz